Afruan një “formacion” gjatë merkatos, skuadra e Superiores huazon lojtarët e rinj

Bylisi afroi një formacion me përforcime në merkato dhe skuadra ka dy formacione për të përballuar kampionatin e Superiores, por edhe Kupën e Shqipërisë, ku synimet do të jenë madhore sipas asaj që kanë deklaruar edhe krerët më të lartë të klubit.

Duke parë se janë afruar shumë lojtarë me eksperiencë në limitet e merkatos, ballshiotët kanë huazuar Kostandino Dramollin që ka qenë edhe portier titullar me Bylisin dhe pjesë e Shpresave U-21. Korçari 21-vjeçar do të luajë për Pogradecin ashtu si dhe Jurgers Liçkollari që me shumë gjasa do të huazohet te “liqenorët”.

Në Kategorinë e Parë do të mbetet edhe Ervis Kasaj e Sadik Çelaj, me këtë të fundit që është huazuar për sezonin e ri te skuadra e Devollit. Mund të ketë edhe të tjera huazime pasi në organikë skuadra ka edhe lojtarë të rinj që kanë nevojë të aktivizohen dhe të fitojnë më shumë eksperiencë.

E.S./Vipsport.al/