Abilaliaj: Nuk ka ndodhur ndonjëherë ajo që bëri Flamurtari, tani futboll kërkon shumë para

Ish-sulmuesi i njohur vlonjat, Arbër Abilaliaj, mendon se Flamurtari është në pikën më të ulët të tij dhe do të ketë të vështirë të bëjë kthesën. Në “Rubrika Sportive” ai argumentoi se kuqezinjtë ishin në një situatë të pakthyeshme të paktën për këtë sezon.

“Është e vështirë të flasësh për Flamurtarin, kanë mbaruar fjalët. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që ekipi të startojë stërvitjen 10 ditë para fillimit të kampionatit, e vështirë të shkojë pa probleme deri në janar. Por që të bëjnë diçka në janar është problem se ekipi është i pastërvitur e po përballet me kampionat të ri, mendoj se skuadra është i pamotivuar përveç të tjerave. Është një ekip që kam përshtypjen se ata që luan ndjehen të trembur, janë shumë adoleshentë, është shumë e vështirë për ta të motivohen, më keq se kaq nuk mund të shkojë, po shkohet drejt rënies. Flamurtari duhet ndihmuar në atë situatë. Nuk e di se si Federata mori përsipër që t’i futë në garë.

Strategjia që ka zgjedhur Skënderbeu është vlerësimi i lojtarëve nga jashtë. Mendoj që me goditjen që mori Skënderbeu jemi zhvendosur pak nga ajo që kërkohet nga jashtë, se që të bësh gjërat interesante duhet plan afatgjatë. Janë lojtarë të rinj që duhet t’u jepet vlera, duke u dhënë hapësira, duhen programuar që të korrësh diçka në fund. Ka ardhur momenti që të gjithë të bëhen koshientë se futbolli kërkon shumë para, e duhen sponsorë apo shitje”, tha Abilaliaj. /vipsport.al/