Zyrtarizohet transferimi, Torino blen kartonin e sulmuesit të Shqipërisë U19

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare U19, Brijan Ibrahimi, ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij që e ka parë shumë shpesh që në moshë të re të veshë fanellën e akademive të klubeve të njohura në Itali. Kartoni i lojtarit zotërohej nga klubi i Breshias, me të cilin ai kishte zhvilluar edhe fazën përgatitore përkrah ekipit të parë, por 18-vjeçari nga dita e sotme është pjesë e një tjetër emri të madh, Torinos.

Breshia e kishte huazuar Ibrahimin në sezonin e kaluar pikërisht të Torino dhe djaloshi kishte fituar me paratërinjtë titullin kampion në Itali, duke luajtur rregullisht me ta. Në fund të edicionit, Torino fillimisht vendosi të mos ushtronte të drejtën e blerjes së kartonit të tij. Por kjo ndodhi sot, me Ibrahimin që ka kaluar përfundimisht në radhët e klubit të njohur italian, ku tashmë pritet të japë kontributin e tij me ekipin e të rinjve.

Futbollisti ka qenë vazhdimisht pjesë e përfaqësueseve të moshave dhe së fundmi është grumbulluar e aktivizuar rregullisht me përfaqësuesen U19, ndërsa pritet që të jetë mes emrave të përzgjedhur për të marrë pjesë në eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe. /vipsport.al/