Zyrtare/ Shënoi golin e parë kundër Interit të Kontes, sulmuesi shqiptar ndërron skuadër

Nën drejtimin e Kontes, Interi zhvilloi ndeshjen e parë ndaj Luganos në një miqësore, ndeshje e fituar nga Interi ku edhe pësoi golin e parë. Goli u shënua nga një futbollist shqiptar dhe ishte Leotrim Kryeziu ai që arriti të realizonte ndaj zikaltërve, duke dhënë sinjal se është një futbollist me të ardhme.

Sakaq, Kryeziu ka bërë edhe një lëvizje në karrierën e tij duke u larguar nga Lugano dhe do të jetë tashmë pjesë e skuadrës së Kiasos. Kryeziu ka shkuar në Ligën e Dytë zvicerane për të gjetur më shumë minuta me ekipin e ri dhe pas një viti, do të rikthehet sërish te Lugano. Ky lajm, u konfirmua nga vetë Kryeziu në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Ju njoftoj që sot me datë 21.08.2019 zyrtarisht kam mbyllur transferimin tim te klubi i Kiasos(Challenge League) si huazim 1 vjeçar nga klubi im Lugano.

Me këtë në radhë të parë dua të falënderoj klubin e Luganos për këtë mundësi, gjithë ata që më mbështetën dhe mundësuan kalimin tim te Kiaso, gjithashtu dhe klubin tim të ri Kiaso për besimin e dhënë.

Shpresoj dhe besoj që do të ndihmoj klubin me kontributin tim që të ngjitemi sa më lart në Challenge League”, shkruhej në njoftimin e tij. /Erjon Allaraj-VipSport.al/