Zyrtare / Robert Levandovski i jep fund dilemave, e mbyll me Bajern Mynih

Robert Levandovski nuk ka ndër mend të largohet nga Bajern Mynih dhe me shumë mundësi, do të mbyllë karrierën e tij me skuadrën e njohur gjermane. Gjithçka bëhet e qartë nga firma që sapo ka hedhur ai në kontratën e tij të re me bavarezët, duke rinovuar marrëveshjen që kishte me tra deri në vitin 2023.

Futbollisti polak shpeshherë është përfolur se do të largohet nga bavarezët për të kërkuar një aventurë të re, por ky rinovimin i ka vënë kapakun çdo diskutimi dhe 31-vjeçar do të qëndrojë në Mynih edhe për katër vite të tjera, praktikisht duke i dhënë fund në radhët e këtij klubi karrierës së tij në elitën e futbollit europian.

Ai kaloi shifrën e 100 golave në Bundesligë në sezonin e kaluar, ndërsa u bë golashënuesi më i mirë i edicionit për herë të katërt në karrierë. Shifra mbresëlënëse për sulmuesin polak, i cili kësisoj do të vazhdojë të garantojë gola për bavarezët edhe në vitet në vijim. /vipsport.al/