Zyrtare/ Rama prezantohet në ekipin e ri: Kishim bisedime që herët, por respektuam kontratën me Kukësin

Valdet Rama ka nisur sot zyrtarisht aventurën e re në kampionatin gjerman, duke u transferuar në ligën e tretë. ish-sulmuesi i Kombëtares që ishte pjesë e Kukësit, nuk ka pranuar që të rinovojë kontratën me Kukësin, duke u rikthyer në Gjermani, aty ku ka edhe familjen.

Rama ka firmosur me SV Mepen, skuadër kjo të cilën “VipSport.al” e ka publikuar që para se të luheshin ndeshjet e Europës. Rama kishte bisedime konkrete me skuadrën gjermane, megjithatë kontrata e Ramës skadonte në mesin e gushtit dhe kjo ka bërë që të shtyhet zyrtarizimi i tij.

“Mepen forcohet në sulm me Valdet Ramën, një ëndërr e madhe e trajnerit Kristian Neidhart për shumë kohë. 31-vjeçari ka firmosur kontratë dyvjeçare me opsionin rinovimin në bazë të paraqitjeve të bëra. Ai mund të kishte firmosur më herët, por kishte kontratë me Kukësin deri në përfundim të Kupave të Europës”, shkruhej mes të tjerash në njoftimin për Ramën. /Erjon Allaraj-VipSport.al/