Zyrtare/ Perisiç prezantohet te Bajern Mynih: Nuk duam vetëm titullin, por edhe Championsin

Ivan Perisiç është zyrtarisht futbollisti më i ri i Bajern Mynihut. Kroati është prezantuar pak minuta më parë me fanellën e bavarezëve dhe shkon në formën e huazimit për një vit, ku në fund të sezonit, Bajerni ka të drejtë të blejë kartonin e tij.

Sulmuesi kroat i cili te Interi ishte ndër më të rëndësishmit dhe njëkohësisht ndër më të dalluarit, rikthehet në këtë mënyrë në Gjermani pas 4 vitesh aventurë në Itali. Kroati që u shpall nënkampion bote me Kroacinë, ka luajtur në të kaluarën e tij me Dortmundin dhe Volfsburgun, skuadra me të cilat ka fituar edhe trofe.

Në fjalën e tij të parë si futbollist i Bajernit, Perisiç u shpreh se ndihet i lumtur që është rikthyer në Gjermani. “Jam shumë i lumtur që u ktheva në Gjermani, pasi Bajerni është një nga klubet më të mëdha në Europë. Duam të sulmojmë jo vetëm Bundesligën, por edhe Champions League”, u shpreh Perisiç. /Erjon Allaraj-VipSport.al/