

Klubi i Flamurtarit ka zyrtarizuar një tjetër lëvizje në merkato sot, një afrim i bujshëm duke llogaritur se ka nënshkruar me një futbollist i cili shihet me shumë perspektivë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës U21, Lirim Mema, i cili ka veshur 11 herë fanellën e saj që nga viti 2017.
Futbollisti i lindur në Tetovë luan si mbrojtës i djathtë dhe ka spikatur që në moshë të re në futbollin gjerman me klube të TeBE Berlinit dhe Braunshvajg. Që nga viti 2017 ai është pjesë e përfaqësueses së Kosovës dhe me të aktualisht është titullar i padiskutueshëm.
Mema shihet kësisoj si një investim shumë i rëndësishëm për Flamurtarin që po mundohet të nisë punën për sezonin e ri dhe po kompletohet dita-ditës me futbollistë. Skuadra ka dalë sot në stërvitje për herë të parë, ndërsa pret emërimin e trajnerit të ri, pasi sot është drejtuar nga Dritan Sadedini. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme
Faqet e para të “Panorama Sport”.
Pjeshka i di mirë hallet e Flamurtarit: Lojë në rritje, por ajo që na duhet janë pikët
Situata financiare dhe ajo sportive te.
Vllaznia nuk sheh rrugë tjetër veç tre pikëve, lojtarët në kor: Të përgatitur për Luftëtarin
Vetëm 2 pikë në katër ndeshjet.
Batha: Me Kukësin edhe mund t’ia dalim, një fitore kthen qetësinë
Dy javët pa zbritur në fushën.
Leave a Comment