Zyrtare / Gjendet pasardhësi i Hidit, Stivi Frashëri prezantohet te Teuta

Stivi Frashëri do të jetë portieri i ri i Teutës për dy sezonet e ardhshme, duke kompletuar një repart ku klubi kishte mangësi pasi kishte në dispozicion vetëm Çeleskin që pas largimit të Hidit. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi durrsak i cili bëri ët ditur se ai i ishte bashkuar menjëherë skuadrës së re në Korçë ku po kryhet faza përgatitore.

“Stivi Frashëri është zyrtarisht lojtar i Teutës. Portieri korçar ka nënshkruar marrëveshjen që e bën pjesë të Teutës për dy sezone. Frashëri vjen si një përforcim me shume vlera për skuadrën durrsake. Ish-portieri i Kukësit i është bashkuar skuadrës ditën e sotme në Korçë”, shkruhej në njoftimin e klubit durrsak për futbollistin.

Kjo është skuadra e pestë në Superiore për portierin 28-vjeçar i cili më përpara në vendin tonë ka veshur fanellën e Bylisit, Tiranës, Flamurtarit e së fundmi Kukësit. /vipsport.al/