Zyrtare / Flamurtari i ri, një argjentinas që vjen nga Meksika për prapavijën

Klubi i Flamurtarit vazhdon zyrtarizimet e afrimeve të reja për të mbushur radhët me futbollistë cilësorë, të cilët pritet të vihen nën urdhrat e trajnerit Sadedini në këto ditë deri në mbyllje të merkatos së lojtarëve. Pasi kanë blinduar sulmin me emra të shumtë, tani vlonjatët po mendojnë për mbrojtjen dhe zyrtarizimi i radhës i përket pikërisht prapavijës.

Klubi bëri të ditur se ka nënshkruar me mbrojtësin Sebastian Ariel Ibars, një argjentinas 28-vjeçar i cili luan si qendërmbrojtës dhe pritet të rregulloj një repart i cili për momentin nuk ka shumë alternativa.

Ibars në sezonin e fundit ka luajtur me Los Cafetaleros, klub i kategorisë së dytë meksikane, ku ai ka qenë titullar i rregullt. Pritet që ai të udhëtojë shumë shpejt drejt Shqipërisë, për t’u bërë pjesë e projektit të kuqezinjve të cilët në njoftimin e tyre, kanë premtuar surpriza të tjera për tifozët.

NJOFTIMI I KLUBIT

Mbrojtësi Sebastián Ariel Ibars është përforcimi i radhës i Flamurtari Football Club .

Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi të Flamurtari F.C

Shumë shpejt me surpriza të tjera. /vipsport.al/