Zyrtare / Flamurtari gjen një sulmues, kthehet në shtëpi “udhëtari” Hoxhaj

Ardit Hoxhaj është sulmuesi më i ri i klubit të Flamurtarit. Ka qenë vetë klubi vlonjat ai që ka zyrtarizuar marrëveshjen në faqen e vet zyrtare duke njoftuar për firmosjen e kontratës mes palëve të cilat nuk është hera e parë që bashkëpunojnë.

Në fakt, Hoxhaj është një prodhim i akademisë së Flamurtarit dhe debutoi mes profesionistëve pikërisht me të, në vitin 2013. Por pastaj ai nisi një rrugëtim të gjatë larg vlonjateve duke kaluar me radhë te Himara, Bylis, Skënderbeu e Korabi, për t’u kthyer në Vlorë vetëm si i huazuar në sezonin 2017-2018 para se të bënte prapakthehu përsëri në Korçë e me pas te Ferizaj në Kosovë.

Hoxhaj mendohej se do të shkonte te Luftëtari dhe kishte bisedime mes palëve për firmën e tij, meqë sulmuesi kishte qenë në negociata me gjirokastritët edhe më parë. Por në fund ai ka vendosur që të kthehet në qytetin e lindjes, duke iu bashkuar projektit të drejtuar nga trajneri Gerd Haxhiu. /vipsport.al/