Zyrtare / Flamurtari firmos me një mesfushor nga Bregu i Fildishtë, gjithë karrierën në huazim pa luajtur

Klubi i Flamurtarit ka bërë sot zyrtarizimet e radhës të futbollistëve që do të bëhen pjesë e ekipit të drejtuar nga Dritan Sadedini. Ashtu siç konfirmoi Vip Sport, Valdo Zeqaj është bërë pjesë e klubit vlonjat, duke iu bashkuar skuadrës nga akademia e të cilit kishte dalë mbrojtësi i cili ka shëtitur disa klube në kampionatin tonë.

Ndërkohë, emri tjetër është një i panjohur për futbollin shqiptar, pasi bëhet fjalë për mesfushorin Iv Benua Bationo nga Bregu i Fildishtë. Lojtari është një mesfushor qendre 25-vjeçar, karriera e të cilit nuk ka qenë edhe aq e suksesshme pavarësisht një CV-je që e sheh pjesë të skuadrave si Parma, Peruxhia, Nim, Tutokuoio apo Verona.

Në fakt, gjatë gjithë karrierës së tij, Bationo është dhënë vazhdimisht huazim nga klubet që kanë pasur në pronësi kartonin e tij, pa gjetur thuajse në asnjë vend sistemim dhe rezulton se periudha më e suksesshme e karrierës së tij ishte 4 vite më parë kur luajti 10 ndeshje me San Marinon në kategorinë e katërt italiane. /vipsport.al/