Zyrtare! Bylisi nuk di të ndalet në merkato, firmos ish-portieri i Kombëtares

Bylisi është një nga skuadrat që siguroi këtë sezon ngjitjet në Kategorinë superiore dhe duket se kërkon të jetë një skuadër potente dhe jo kalimtare. Drejtuesit e klubit ballshiot, kanë punuar në këtë merkato vere duke afruar futbollistë të shumtë të cilët kanë luajtur me skuadra të ndryshme në Superiore.

Së fundmi, Bylisi ka bërë një goditje në merkato duke firmosur edhe me portierin Isli Hidi i cili sezonin e fundit e mbylli në Durrës me Teutën. Ish-portieri i Kombëtares ishte vendimtar në disa ndeshje të Teutës dhe në Ballsh shihet si siguri për portën në këtë sezon, duke u rikthyer pas disa vitesh.

Njoftimi i klubit:

“Goditja më e madhe në merkato!

Rikthehet në Ballsh pas afro dy dekadash Isli Hidi, portieri që ka qenë idhull i tifozëve!

Presidenti Besnik Kapllanaj ka bindur ish-portierin e Kombëtares dhe të disa skuadrave të njohura brenda dhe jashtë vendit. Sot do të dalë në stërvitje”, shkruhej në komunikatë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/