Zv/kryeministri Braçe reagon sërish për emrin e stadiumit: Kur nuk shisni dot garën tuaj, mos shisni QEMAL STAFËN!

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, zv/kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka reaguar sërish mbi çështjen e emrit të stadiumit kombëtar, i cili është në fazën përfundimtare të punimeve dhe është në prag të inaugurimit.

FSH ka vendosur që emri i ri i stadiumit të shitet dhe të vendoset nga sponsorët, me të cilët do të firmoset një kontratë pesëvjeçare. Sakaq, Braçe ka reaguar sërish ndaj deklaratës së për emrin e stadiumit janë ofruar kompani bankare dhe të naftës.

Reagimi i plotë i Braçes:
TREGETARE!
KUR NUK SHISNI DOT GAREN TUAJ,
MOS SHISNI #QEMALSTAFEN!
Pyetje per cdo tregetar:
1. Cila kompani nafte ka emrin ne WEMBLEY te Londres, Anglise?
2. Cila banke  ka emrin ne STADE DE FRACE te Parisit, Frances?
3. Cila kompani sigurimi ka emrin ne OLYMPIASTADION te Berlinit, Gjermanise?
4. Cila kompani telefonie ka emrin ne STADIO OLIMPICO te Romes, Italise?
5. Cila kompani vezesh ka emrin ne SANTIAGO BERNABEU te Madridit, Spanjes?
Doni edhe me shume?
#SanSiro ne Milano ishte oligark nafte?
#SanPaolo ne Napoli ishte oligark financash?
#ArtemioFranchi ne Firenze ishte oligark sigurimesh?
#OldTrafford ne Manchester emrin e ciles kompani mban?
#Anfield ne Liverpool kur ka mbajtur nje emer tregetar?
Te gjitha keto kompani,kane emrat ne kampionatet, ligat-garat ne Angli, Gjermani, France, Itali, Spanje!
Kur nuk tregetoni dot garen tuaj, #mosshisniQemalStafen