Zhduken biletat për ndeshjen e Kosovës, mbi një milion kërkesa për 20 minuta

Ndeshja e shtatorit mes Republikës Çeke dhe Kosovës, mund të tregojë më mirë nëse përfaqësuesja e drejtuar nga Bernard Shaland do të mund të shkojë në Euro 2020 papasur nevojë për play-off të Ligës së Kombeve. “Dardanët” kanë 5 pikë pas 3 ndeshjeve të para dhe duket se Republika Çeke është rivali i tyre më i fortë për një nga dy vendet që të sigurojnë biletën në Europian.

Ndaj interesimi i tifozëve për këtë sfidë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe sot brenda pak minutash kanë avulluar të gjithë biletat e hedhura në shitje nëpërmjet internetit për duelin e 7 shtatorit.

Kompania “tiks.app” ka bërë të ditur se rezultati i kërkesave sot për bileta ka qenë mbresëlënës dhe jashtë çdo lloj parashikimi. “1871000 klikime për 20 minuta. Faleminderit shumë të gjithëve”, shkruante në njoftimin në rrjetet sociale, duke bërë të qartë se sa i lartë ka qenë fluksi i kërkesave për bileta në këtë ndeshje.

Në Grupin A të kualifikuesve të Euro 2020, Anglia me Republikën Çeke kanë nga 6 pikë të siguruara deri tani, ndërsa më pas vjen Kosova me 5 pikë, si dhe Bullgaria dhe Mali i Zi me nga 2 pikë. /vipsport.al/