Zhang bllokon transferimin e Ikardit te Juventusi, përgatitet numri “i mallkuar” për Sançezin

Merkatoja në Itali po i afrohet fundit megjithatë ka edhe shumë “telenovela” të pambyllura. Dibala, Ikardi, Higuain, Aleksis Sançez apo edhe të tjerë emra po lakohen çdo ditë e më tepër dhe skuadrat duket se kanë si qëllim vetëm të bllokojnë njëra-tjetrën.

Kështu, Interi është i bindur për Ikardin dhe ka në plan ta shesë këtë merkato vere, por jo te Juventusi. Mediat italiane bëjnë me dije se presidenti Zhang është shprehur se Ikardi nuk do të transferohet te Juventusi dhe e ka bllokuar këtë lëvizje. Sakaq, në Itali po përgatiten për rikthimin e Aleksis Sançez i cili kohë më parë ishte pjesë e Udinezes.

Transferimi i tij duket shumë pranë ndërkohë që edhe numrin e preferuar e ka të lirë te Interi. Sançez mban fanellën me numrin 7, numër të cilin nuk e ka askush. Në fakt, nuk duket një numër shumë me fat ky, duke qenë se në të kaluarën e kanë mbajtur Osvaldo, Kondogbia, Kutinjo, Belfodil, apo edhe të tjerë të cilët kanë dështuar ndërkohë që bvetëm Kanselo bëri mirë, por ky i fundit u largua te Juventusi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/