Xhampaolo nuk fshihet: Në sulm jemi sterilë, mendoja se problemi ishte Suso

Marko Xhampaolo i ka idetë më të qarta pas ndeshjes së parë zyrtare të këtij sezoni. Trajneri i Milanit e pranon se humbja me Udinezen i ka lënë të kuptojë disa nga çështjet që duhen zgjidhur te kuqezinjtë e sidomos sa i përket fazës sulmuese të skuadrës së tij.

“Të humbësh nuk është asnjëherë mirë, por ndeshja më dha shumë sinjale. Kështu arrin të lexosh gjërat që skuadra bën mirë apo më pak mirë. Për shembull me mbajtjen e topit duhet të kemi zhvillim ofensiv më të mirë dhe nuk është përgjegjësia e djemve për këtë. Nëse u bëj të recitojnë atyre përpara një rol që nuk është në kapacitetin e tyre, dalin në pah apo jo gjërat. Vizioni im është për një Milan me shumë zgjidhje të ndryshme ofensive. Jo vetëm Suso, por edhe Kastijeho e Piotek. Ai ka lëvizje si qendërsulmues, Suso është i jashtëzakonshëm dhe mund të luajë edhe aty. Por duhet t’i bësh të luajnë në vendin e tyre natyral.

Ata tre para duhet të recitojnë në një mënyrë të ndryshme nga karakteristikat që kanë. Deri më sot, nuk kishim pasur asnjë sinjal problemesh, mendoja fillimisht që problemi në rreshtim ishte Suso, por nuk është vetëm ai. Problemi është që duhen vendosur edhe të tjerët në kushtet e duhura që të bëjnë më mirë.

Këto zgjidhje ofensive që kemi tani nuk më pëlqejnë, jemi sterilë. Nuk është çështje kuraje, nuk ka gjëra që duhen hedhur tutje, parimet mbi të cilat kemi punuar janë ato të duhurat, thjesht duhet të punojmë më mirë mbi ndonjë detaj”, u shpreh Xhampaolo pas ndeshjes. /vipsport.al/