Vllaznia fitoi, por tre titullarë mbeten të dëmtuar dhe rrezikojnë!

Vllaznia fitoi me Laçin, por disa lojtarë rrezikojnë shumë për ndeshjen e radhës në Ballsh. Shkodranët mund të udhëtojnë me mungesa drejt një transfertë delikate, e para për këtë sezon.

Krymi e Gligorov u zëvendësuan për shkak dëmtimi dhe kjo mund të vijë edhe si rrjedhojë e ngarkesave të fazës përgatitore, ndërsa Sherri sakrifikoi duke luajtur ndaj bardhezinjve.

Stafi mjekësor është angazhuar dhe po merret enkas me tre titullarët, pasi edhe alternativat janë të pakta, ndaj edhe në një transfertë si kjo me Bylisin, trajneri Mirsad Jonuz dëshiron që ta ketë grupin e plotë.

Ndonëse Gligorov mund të humbasë Ballshin, pasi morie dhe një goditje në kavilje, çka mund t’i kushtojë në rikuperim duke parë edhe kohën e paktë në dispozicion për t’u rikuperuar.

E.S./Vipsport.al/