Vllaznia e femrave e nis me këmbë të mbarë Champions-in, kuqeblutë mposhtën ekipin irlandez

Vllaznia e femrave ia ka dalë të fitojë në ndeshjen e paë të grupit kualifikues për Champions League. Vajzat shkodran triumfuan me rezultatin 3-1 përballë skuadrës irlandeze të Ueksford Jouths Football Club. Sa i përket ndeshjes, shkodranet e nisën keq pasi pësuan gol në minutën e 18.

Megjithatë, reagimi ishte fantastik dhe kuqeblutë arritën të përmbysnin disavantazhin brenda pjesës së parë. Protagonistja kryesore ishte Amanda Dojli, e cila realizoi fillimisht në minutën e 30 për të vendosur baraspeshën, ndërsa 10 minuta më pas shënoi edhe golin e avantazhit. Para se të mbyllej pjesa e parë kishte kohë edhe të tretin, teksa këtë herë autorja ishte Megi Doçi.

Në fraksionin e dytë, shifrat nuk ndryshuan, me Vllazninë që menaxhoi rezultatin dhe arriti të merrte fitoren e parë në grup. Sakaq, pjesë e këtij grupi janë edhe skuadrat e Birkikara dhe Gintra, skuadra nga Lituania, që është edhe vendi organizator. Nga grupi mund të kualifikohet vetëm një skuadër.

/Egi Çabeli-VipSport.al/