Vjen fitorja e parë e Skënderbeut të Dajës. Sukses edhe për Vllazninë, Apolonia surprizon Bylisin

Skuadrat e Superiores kanë vijuar sot përgatitjet për sezonin e ri duke zhvilluar ndeshje miqësore për të parë gjendjen e tyre kru mbeten vetëm 10 ditë deri nga fillimi i Superiores. Në fushë kanë qenë skuadrat e Skënderbeut, Vllaznisë dhe Bylisit, me këtë të fundit të vetmin që ka dalë e mundur nga fusha e lojës.

Skënderbeu ka marrë fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Daja, duke mundur minimalisht 1-0 Besëlidhjen në ndeshjen e zhvilluar në Durrës. Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar nga Gripshi në pjesën e parë të ndeshjes.

Vllaznia ka mundur në Ohër Labunishtën, me shifrat 2-1. Skuadra e drejtuar nga Jonuz ia ka dalë të marrë një fitore falë golave të shënuar nga Pusi dhe Shtubina në secilën pjesë loje.

Ndërkohë, Bylisi është mundur nga Apolonia në miqësoren e zhvilluar në Ballsh. Skuadra e Dovedan është mposhtur nga goli i Mihanës, i cili mbetet një nga elementët më cilësorë të fierakëve. /vipsport.al/