sex hikayeleri porno izle kartal escort

Vioresin Sinani optimist për femrat: Mund t’i hapim kujtdo probleme, Mitrovica e Vllaznia na kanë dhënë bazën

Ekipi kombëtar i femrave do të nisë eliminatoret për Europianin e vitit 2021, ku në grup ka Skocinë, Portugalinë, Finlandën dhe Qipron. Sot para mediave, ka dalë për të folur trajneri Vioresin Sinani i cili u shpreh se ky ekip i hap probleme çdo skuadre ndërkohë që uroi edhe Vllazninë e Mitrovicën për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

“Jemi në prag të ndeshjes me Finlandën. Kemi një grup relativisht të vështirë sepse Finlanda, Skocia dhe Portugalia janë ekipe elitare në futbollin europian dhe botëror të femrave. Në grup kemi dhe Qipron, një kundërshtar i kalueshëm. Për këtë ndeshje të parë kemi menduar të thërrasim një grup prej 18 lojtaresh. Kemi afruar edhe 3-4 vajza nga skuadra U-19 e edicionit të kaluar dhe të cilat gradualisht besoj se do të arrijnë të përshtaten me ekipin dhe do të jenë një pikë e fortë në vitet në vijim. Po mundohemi të rinovojmë skuadrën, duke gërshetuar elementet e rija me elementet me përvojë.

Në lidhje me ndeshjen me Finlandën them që është një ndeshje e fortë, skuadrat skandinave janë të forta dhe kanë një zhvillim të madh te futbolli femrave, por ne kemi një ekip simpatik, një ekip solid, që në ndeshjet e fundit miqësore është paraqitur shumë mirë. Besoj shumë te vajzat që të marrim një rezultat pozitiv. Në këto ditë grumbullim, sëbashku me vajzat do të studiojmë ndeshjet e tyre. Kemi parë si staf ndeshjen e tyre të fundit, janë një skuadër me përgatitje të mirë fizike. Kam besim që do të paraqitemi shumë mirë, në dispozicion janë vajza që nuk dorëzohen kurrë dhe japin maksimumin e shpirtin në fushën e lojës. Luftojnë shumë dhe atë që kanë e japin 100%, kjo mua si trajner më mjafton.

Prurjet e reja si Hila, Begallo, Lufo, do të jenë e ardhmja e futbollit të femrave në Shqipëri dhe do të bëhen të rëndësishme gradualisht dhe për Kombëtaren. Vllaznia është baza e ekipit sot, ato kanë arritur një rezultat të shkëlqyer në Europë, duke u ndeshur me skuadrat më të forta të botës. Në atë skuadër janë 5-6 lojtare që janë edhe pjesë bazë e Kombëtares. Duhet ti përgëzoj, është një arritje e madhe për futbollin shqiptar. Të arrish të ndeshesh me elitën e futbollit europian është diçka e madhe. I përgëzoj, nga Presidenti te lojtaret, kanë bërë një punë të mirë. Vllaznia është klubi më i mirë në Shqipëri për futbollin e femrave. Lojtaret e grumbulluara e meritojnë dhe luajnë me kundërshtar të fortë në UEFA Ëomen’s Champions League dhe kanë eksperiencë.

Dua të uroj dhe Mitrovicën që arriti rezultate të mëdha në Kupën e Kampioneve. Ashtu si edhe Vllazia dhe Mitrovica na ka dhënë një bazë të rëndësishme në Kombëtaren shqiptare.

Unë jam i kënaqur nga të gjithë vajzat, edhe nga ato vajza që vijnë nga jashtë. Besoj se është një grup i mirë dhe një grup që unë e vlerësoj sepse japin gjithmonë maksimumin në çdo ndeshje. Ekipi do i injektojmë egon dhe shpirtin e garës për 90 minuta. Do të luajmë me skemat që kemi përdorur zakonisht. Nëse ekipin jep maksimumin në fushën e lojës, çdo skuadër do e ketë të vështirë kundër nesh. Jam i kënaqur dhe nga dy testet që kemi zhvilluar me Maqedoninë në Qershor. Kur ekipi më jep më të mirën, vrapin, forcën dhe luftën që ka, trajneri është shumë më i qetë. Unë besoj se Finlandës do ti vendosemi mirë në fushë, me një mbrojtje të fortë, me një mesfushë të kujdeshme, duke luajtur me kundersulme. Unë jam i bindur se do të përfaqësohemi mirë”, tha Sinani. /VipSport.al/