

Në ditët e sotme, të shumtë janë sportistët të cilët sa herë që kanë mundësi, tregojnë vlerat e tyre humane duke ndihmuar njerëzit në nevojë. Një ndër to, është edhe ylli i NBA, Xhejms Harden i cili kishte zgjedhur të kalonte pushimet në Bahamas, aty ku është përballur me një situatë jo fort të këndshme.
Ylli i basketbollit ka takuar një familje të varfër, e cila arrinte të jetonte vetëm falë peshkimit. Kjo situatë, e ka prekur jo pak Hardenin i cili ka vendosur t’i dhurojë familjes një shumë prej 10 mijë dollarësh, të cilën do ta përdorë për ushqime dhe veshmbathje.
Në fakt, në parketin e basketbollit, Harden akuzohet shpesh herë si egoist dhe lojtar që mendon vetëm për veten e tij, por duket se jashtë parketit ndryshon gjithçka. Padyshim që kjo dhuratë e tij, tregon më së miri vlerat humane të sportistit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
UEFA nuk ka dyshime: “VAR” vetëm do të përmirësohet, nuk ka kthim pas
Sistemi “VAR” u krijua për të.
Rrëzohet në shtëpi dhe hyn në operacion, ylli i Dortmundit mbyll vitin para kohe
Në një kohë kur Dortmundi luan.
VIDEO / Trajneri rumun shpërthen në konferencë: Kur më përmendni familjen, nuk rri duarkryq
Rezultatet e dobëta të skuadrës së.
FOTO / Volejbollistja e Kombëtares përfaqëson Shqipërinë në “Miss Universe”, paraqitet si mbretëreshë Teuta
Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar finalja.
Leave a Comment