VIDEO / Vuajtjet e Lukakut dhe jeta me sallatë në Itali: Këtu punohet më shumë

Romelu Lukaku po kupton se puna në Itali është shumë ndryshe nga ajo në Angli. Futbollisti e ka pranuar këtë në nëj prononcim të shkurtër në “Otro”, kanalin që ka ekskluziven e prapaskenave për jetën e shumë yjeve të futbollit botëror.

Ky rrjet ka hedhur sot në Instagram një video ku pyet futbollistin se si ndjehet në eksperiencën e tij te Interi dhe fytyra e lojtariot tregon qartësisht gjithçka.

“SI është stërvitja? Është e vështirë. Është ndryshe, në Angli punohet, por këtu punohet më shumë. Milano është një qytet që më pëlqen por nuk kam ardhur këtu për qytetin, kam ardhur për të ndihmuar skuadrën të arrijë diçka” janë fjalët e sulmuesit belg i cili më pas pyetet për ushqimin.

“Sallatë” ishte përgjigja e lojtarit i cili është akuzuar se është mbipeshë e duhet të kthehet në formën normale për të dhënë kontributin e tij për zikaltërit. /vipsport.al/

 

View this post on Instagram

 

The difference between football in England and Italy? @RomeluLukaku has the answer…

A post shared by OTRO (@otro) on