VIDEO/ Tiranën e nderojnë afrimet e reja dhe Halili, merr kryesimin që në javën e parë

Tirana ka arritur të marrë kryesimin që në javën e parë, duke mundur me rezultatin 3-0 skuadrën e Luftëtarit. Bardheblutë kanë dominuar skuadrën gjirokastrite, duke e përcaktuar fatin e takimit që në pjesën e parë, aty ku arritën të shënonin 3 gola, rezultat që i jep kryesimin me golaverazh më të mirë.

Protagonist ka qenë Grent Halili që ka asistuar në minutën e 31 për Dungën dhe vetëm një minutë më vonë, ka shënuar golin e dytë. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Halili ka arritur të fitojë edhe një penallti, të kthyer në gol nga Batha.

Javën e ardhshme, Tirana do të presë në shtëpi Teutën ndërkohë që po në shtëpi, luan edhe Luftëtari ndaj Partizanit. Takimet e javës së dytë, do të luhen të martën dhe të mërkurën.

Tirana-Luftëtari 3-0
Shënues: 31’Dunga, 32’Halili, 45′(p) Batha

KV:  77′ Imami/ 40′ Açka

Formacionet:

Tirana: Lika, Hoxhallari, Imami, Osmani, Doka, Kale (58’Kobina), Batha, Torasa, Halili (63’Muçi), Hasani, Dunga. Trajner: Ardian Mema

Luftëtari: Paiteris, Açka, Demo (66’Ahmetaj), Dushkaj, Fili, Hyseni, Isufi, Rapo, Kukaj (48’Lala), Lika, Qato(70’Çela). Trajner: Klodian Duro

Minutë pas minute: 

90+3′ Mbyllet takimi me fitoren e Tiranës, 3-0!

90′ Akordohen edhe 3 minuta shtesë!

86’ Muçi mundohet të ecë i vetëm duke dribluar mirë dhe tenton goditjen në hyrje të zonës, por devijohet në goditje nga këndi.

83’ Mundësi e mirë për Tiranën me anë të Dungës që tentoi një goditje pas krosimit, megjithatë nuk arrin të gjejë topin.

80’ Loja është përqendruar në gjysmëfushën e Tiranës, me miqtë që po mundohet të organizohen megjithatë nuk arrijnë të krijojnë rrezikshmëri.

78’ Ndërhyrje e gabuar nga Eni Imami i cili ndëshkohet me karton të verdhë. Ndërkohë, Mema bën një tjetër lëvizje me Osmanin që largohet dhe vendin e tij e zë Gentian Muça.

75’ Goditje dënimi që i përket Luftëtarit dhe është Rapo ai që kroson, megjithatë topi shkon në duart e portierit Lika.

70’ Tirana ka një mundësi të mirë tashmë ku pas një krosimi të lartë në zonë, Hasani ndodhet te shtylla e dytë aty ku godet me kokë, por pa rrezikuar portën.

66’ Edhe Duro bën një lëvizje tashmë me Demon që largohet dhe vendin e tij e zë Ahmetaj.

63’ Mema bën një zëvendësim me Halilin që largohet mes duartrokitjeve ndërkohë që vendin e tij e zë Muçi.

58′ Largohet Kale dhe vendin e tij e zë Kobina.

57′ Mundësi e mirë për Luftëtarin, por goditja e Açkës shkon në shtyllë.

54’ Përplasje në mesfushë mes Hoxhallarit dhe Likës me këtë të fundit që ka mbetur i dëmtuar, megjithatë është çuar pas ndihmës mjekësore

48′ Zëvendësim në radhët e gjirokastriteve me Kukajn që largohet dhe vendin e tij e zë Lala.

46′ Nis pjesa e dytë mes Tiranës dhe Luftëtarit!

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 3-0! 

45′ GOOOL Tirana! Batha ka arritur ta kthejë në gol penalltinë e fituar nga Halili!

44′ Penallti për Tiranën! E fiton Halili.

41’ Goditje dënimi tashmë në favor të Tiranës, ndërkohë që ndëshkohet me karton të verdhë Açka.

37’ Tjetër mundësi e mirë për Tiranën me anë të Hoxhallarit që kërkon portën, por goditja e tij largohet në goditje këndi.

32′ GOOOL Tirana! Krosim i lartë i Hasanit në zonë për Halilin, i cili pasi jep një asist gjen edhe golin e dytë.

31′ GOOOL Tirana! Portieri i Luftëtarit jep një top te Açka i cili gabon duke i dhuruar topin Halilit, ku ky i fundit pason për Dungën që zhbllokon rezultatin.

22’ Bardheblutë kanë pretendime edhe për një penallti për kontakt të Kales, por gjithsesi kontakti është jashtë zone por për gjyqtarin nuk ka asgjë.

18’ Mundësi e mirë tashmë për Tiranën me anë të Halilit i cili shumë pranë portës heziton të godasë në momentin e parë, duke humbur një mundësi të mirë.

15’ Hasani mundohet të marrë krahun dhe të krosojë, megjithatë topi largohet në goditje nga këndi.

13’ Kombinime mes Dokës dhe Torasës dhe është ky i fundit që tenton të nxjerrë Hasanin të vetëm, por shkodrani nuk e kupton idenë e tij.

10’ Hasani fiton duelin me Açkën në të majtë dhe jep një top në zonë për Kalen i cili tenton të driblojë, megjithatë topi ndalet nga mbrojtja vendase.

6’ Qarkullim i dendur i topit nga bardheblutë, megjithatë deri në këto minuta është e vështirë të gjendet hapësirë në mbrojtjen gjirokastrite.

3’ Tirana mundohet të sulmojë që në minutat e parë, duke vënë në presion gjirokastritët.

1′ Nis takimi mes Tiranës dhe Luftëtarit në “Selman Stërmasi”.