VIDEO/ Teuta merr fitoren e radhës në kampionat, Luftëtari mjaftohet vetëm me golin e parë

Teuta ka arritur të mundë me rezultatin 3-1 skuadrën e Luftëtarit, ndeshje në të cilën durrsakët kanë arritur të dominojnë në të dyja pjesët. Që në pjesën e parë, ka arritur të shënojë Nikaç me kokë, ndërkohë që Vecaj ka dyfishuar rezultatin në 2-0.

Në pjesën e dytë, Avdyli ka arritur të shënojë një tjetër gol me një goditje nga distanca dhe duke vulosur fitoren, ndërkohë që Fili ka menduar për të shënuar golin e parë këtë sezon për Luftëtarin. Teuta e sheh veten në kuotën e 7 pikëve tashmë, ndërsa Luftëtari vazhdon të ketë 0 pikë pas 3 javësh. Skuadra do të kenë disa ditë pushim për shkak se luan Kombëtarja.

Ndeshja: 

Teuta-Luftëtari 3-1
Shënues: 30’Nikaç, 45’Vecaj, 56’Avdyli/ 60’Fili

Formacionet: 

Teuta: Frashëri, Kouros, Arapi, Hoxha, Todorovski, Avdyli, Aleksi, L.Vila (55’Gashi), E.Vila, Vecaj, Nikaç
Trajner: Bledi Shkëmbi

Luftëtari: Paiteris, Dushkaj (46’Ahmetaj), Lala, Isufi (55’Damato), Prikas, Rapo, Hilgen, Açka, Lika, Renja (46’Oshafi), Fili
Trajner. Klodian Duro

Gjyqtarë: Kreshnik Bajramaj, Ani Kocciu, Arbër Zalla, Kridens Meta

Minutë pas minute:

90+4′ Mbyllet takimi me fitoren e Teutës, 3-1. 

90′ Akordohen tashmë 4 minuta shtesë.

87′ Zëvendësim te Teuta me Aleksin që largohet dhe në vendin e tij hyn Beqja.

77′ Lëvizje te Teuta, me Vilën që largohet dhe vendin e tij e zë Kalaja.

75’ Goditje dënimi i përket Luftëtarit aty ku kroson Rapo por ka gabuar pasi topi shkon jashtë.

67’ Faull nga ana e Donaldo Açkës duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

65’ Minuta të qeta tashmë me Teutën që është vënë në administrim të rezultatit ndërkohë që Luftëtari provon të gjejë hapësira.

60’ GOOOL Luftëtari! Ka realizuar Realdo Fili pas një topi të marrë brnda zonës dhe ku nuk e ka pasur të vështirë të mposhtë Frashërin

56’ GOOOL Teuta! Ka realizuar Avdyli një super gol falë një goditjeje nga distanca.

49’ Mundësi e mirë për Teutën tashmë me Lorenco Vilën që luan mirë në zonë dhe kërkon të asistojë, por ndalet.

46’ Nis pjesa e dytë, me dy zëvendësime te Luftëtari. Largohen Rrenja dhe Dushkaj e në lojë hyjnë Ahmetaj dhe Oshafi.

Mbyllet pjesa e parë, Teuta-Luftëtari 2-0!

45+1′ Edhe dy minuta shtesë deri në fundin e pjesës së parë.

45’ GOOOL Teuta! Ka ardhur edhe goli i dytë me anë të Vecajt i cili përfiton nga një krosim në zonë duke e çuar topin në cepin e portës.

43’ Dyluftim në mesfushë mes Isufit dhe Lorenco Vilës ku të dy futbollistët ndëshkohen me kartonë të verdhë.

40’ Tjetër mundësi e mirë për Teutën ku pas një krosimi në zonë, largohet rrezikshëm me kokë në goditje këndi. Kroson Avdyli sërish, por largojnë.

35’ Tjetër mundësi e mirë për Teutën me anë të Lorenco Vilës që provon goditje nga distanca por topi përfundon mbi traun e portës për pak centimetra.

30′ GOOOL Teuta! Ka zhbllokuar rezultatin Nikaç me kokë, aty ku e ka gjetur portën e boshatisur. 

23’ Mundësi e mirë për Teutën pas një rrëmuje në zonë, megjithatë thyhet aksione dhe nisen miqtë në kundërsulm, por Aleksi shkakton faull në sulm dhe ndëshkohet me të verdhë.

17’ Minuta të qeta tashmë në Durrës me dy skuadrat që po mbrohen mirë, ndërkohë që janë më kërkues futbollistët e Teutës.

13’ Qarkullim i topit nga futbollistët vendas që provojnë t’i afrohen portës me krosime por e kanë të vështirë të rrezikojnë, ku Lorenco Vila në të majtë është aktiv por mbyllet nga vendasit.

6’ Goditje dënimi për Luftëtarin aty ku kroson Rapo, por mbrojtja vendase largon në goditje këndi duke rrezikuar edhe një autogol.

5’ Tjetër mundësi për Teutën, aty ku vjen krosimi në zonë për Lorenco Vilën, por ky i fundit nuk arrin të kapë topin dhe përfundon jashtë.

3’ Rrezikshëm Luftëtari tashmë me anë të Renjës i cili në zonë tenton goditjen drejt portës së Frashërit, por topi përfundon në traversë.

2’ Shkëndija e parë vjen nga vendasit me anë të Lorenco Vilës i cili provon nga distanca, por topi përfundon jashtë.

1’ Nis takimi në “Niko Dovana” mes Teutës e Luftëtarit.