VIDEO / Surprizë në Angli, Totenhemi pretendent mundet në fushën e vet

Kampionati anglez këtë vit është shumë i paparashikueshëm dhe ekipet e ndryshme po bëjnë surpriza, duke ndaluar pretendentët kryesorë që parashikoheshin për garën e titullit. Surpriza e kësaj jave ka qenë humbja në shtëpi e Totenhemit, që është mundur 1-0 nga Njukasëll.

Skuadra mike kishte regjistruar humbje në dy ndeshjet e para dhe mendohej e do të ishte një kundërshtar i lehtë për Totenhem. Por një goditje në pjesën e parë të ndeshjes e Xhoelinton, blerjes rekord të kësaj vere pasi u mor për 40 milionë paund nga Hofenhajm, solli avantazhin e tyre dhe siguroi tre pikët pasi pavarësisht përpjekjeve te ekipit të Poçetinos, rezultati nuk ndryshoi më.

Kështu, Totenhem e sheh veten vetëm me 4 pikë pas tre ndeshjeve të para në Premier Ligë, në një start që ka rezultuar shumë më i vështirë se sa mendohej për londinezët të cilët shpresonin që të ishin shumë më afër skuadrave të kreut në këtë edicion dhe të mundoheshin të ulnin Mançester Sitin nga froni. /vipsport.al/