VIDEO/ Surpriza e parë e Superiores, Vllaznia mund rivalin e deklaruar për titull

Vllaznia e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë, duke fituar në shtëpi përballë Laçit me rezultatin 1-0. Ggoli i shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë nga Hygor, i ka mjaftuar skuadrës shkodrane për të debutuar me fitore pas rikthimit në Superiore.

Raste ka pasur për të dyja skuadrat, ndërkohë që shkodranët kanë qenë më të rrezikshëm, ku Zogaj dhe Lika kanë sulmuar duke u kthyer në rrezik për Stazhillën. Pavarësisht skepticizmit në lidhje me Vllazninë dhe merkaton e kësaj vere, në ndeshjen e parë Vllaznia ka bindur duke marrë fitoren e parë në kampionat. Nga ana tjetër, në Laç synojnë këtë sezon edhe titullin kampion dhe ishte vetë Starova, ai që e pranoi diçka të tillë për skuadrën e tij.

Javën e ardhshme, Vllaznia luan në transfertë ndaj Bylisit ndërkohë që Laçi ka ndeshje me Skënderbeun në shtëpi, ku do të kërkojë të marrë 3 pikët e para për këtë sezon. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Minutë pas minute:

90+5′ Probleme për Sherrin që merr ndihmën e parë, megjithatë nuk ka më kohë dhe mbyllet takimi.

90′ Akordohen edhe 5 minuta shtesë.

89′ Ndërhyrje e gabuar e Redon Xhixhës ndaj Ruqit dhe Koçi i tregon kartonin e verdhë.

88’ Zëvendësim te Laçi me Deliun që largohet dhe vendin e tij e zë Spahiu, ndërkohë që me karton të verdhë është ndëshkuar Lekaj te Vllaznia.

85’ Krosim i lartë në zonën e Vllaznisë, aty ku Domgjoni hidhet me kokë por goditja e tij shkon jashtë.

82’ Mundësi e mirë për Xhixhën që provon fluturimthi, por largon në këndore Sherri. Zëvendësimi i radhës te Vllaznia, me Krymin që largohet dhe vendin e tij e zë Ruqi.

81’ Tjetër goditje nga distanca por tashmë është Shehu ai që godet, megjithatë topi devijohet në këndore.

80’ Herlad Marku merr një kundërsulm por është i vetëm megjithatë provon një goditje nga distanca por ndal Stazhilla.

77’ Zëvendësim edhe te Vllaznia dhe largohet Kruja për t’i lënë vendin Elmir Lekajt.

76’ Tjetër zëvendësim te Laçi me Turkajn që largohet dhe Smaçin që zë vendin e tij.

75’ Ndërhyrje e gabuar e Shtubinës ndaj Elvi Berishës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

70’ Gjyqtari ndërpret sërish ndeshjen pasi skuadrat kanë nevojë të freskohen për shkak të temperaturave të larta në Shkodër.

66’ Mundësi e artë për Laçin me anë të Xhixhës, por ky i fundit gabon vetëm pak metra larg portës.

63’ Minuta të mira për Vllazninë që rrezikon të gjejë edhe golin e dytë me anë të Zogajt, por ndërhyn Gjoni dhe e largon topin në goditje nga këndi.

60’ Mundësi e mirë për Vllazninë me anë të Krujës i cili merr krahun në të majtë dhe pason për Likën, por goditja e këtij të fundit shkon ngjitur me shtyllën.

57’ Tension në fushë mes Gurishtës dhe Nuabuezes, megjithatë arbitri zgjidh gjithçka duke i këshilluar dy futbollistët.

54’ Probleme për autorin e golit Hygor, i cili ka pësuar një dëmtim dhe detyrohet të largohet për t’i lënë Herald Markut.

52’ Zëvendësimi i parë te Laçi, me Zaimin që largohet dhe vendin e tij e zë Elvi Berisha.

50’ Goditje këndi për Laçin. Vjen krosimi në zonë, por topi largohet sërish në këndore megjithatë largojnë mbrojtja vendase.

48’ Shtubina merr një top në hyrje të zonës, por shkakton faull duke mos e rrezikuar portën laçiane.

46′ Nis pjesa e dytë, Vllaznia-Laçi 1-0.

45+1’ Mbyllet pjesa e parë, me Vllazninë në avantazh.

 45′ GOOOL Vllaznia! Hygor ka kaluar në avantazh shkodranët me një supergol.

42’ Mundësi mjaft e mirë për Vllazninë me anë të Krujës i cili godet nga jashtë zone, por shpëton portën Stazhilla.

37’ Vllaznia mundohet të rrezikojë portën kurbinase duke qarkulluar topin në hyrje të zonës. Pas krosimit në zonë, Lika nuk arrin të përfitojë.

28’ Mundësi e mirë për Laçin tashmë me Turkajn që niset shpejt nga e majta dhe hyn në zonë, duke provuar edhe një krosim, megjithatë largojnë vendasit.

23’ Tjetër karton i verdhë tashmë për sulmuesin Nuabueze, ndërkohë që skuadrat i drejtohet stolave për t’u freskuar për shkak të temperaturave të larta në Shkodër.

22’ Faull tashmë në sulm nga Gilman Lika, ndërkohë që ka edhe një karton të verdhë për të.

21’ Goditje nga distanca nga Lushkja që gjen cepin e portës, por ndal Sherri megjithatë ka edhe goditje nga këndi.

15′ Minuta të qeta me dy skuadrat që provojnë me topa pas shpine, por pa arritur të dalin para portës.

7’ Tjetër mundësi e mirë për Vllazninë, me Gurishtën që kroson në zonë dhe topi shkon te Shtubina i cili ka mundësi të mirë pas topit të ulur nga Zogaj, megjithatë nuk arrin të shënjestrojë kuadratin duke mbetur edhe i dëmtuar.

5’ Tjetër mundësi e mirë për Vllazninë me anë të Likës, por gabon ky i fundit.

3’ Vllaznia e ka nisur mirë duke kërkuar të gjejë një gol të shpejtë, megjithatë topi i goditur në zonë bllokohet.

1’ Nis takimi në Shkodër mes Vllaznisë vendase dhe Laçit.

Formacionet:

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Gligorov, Hygor, Krymi, Kruja, Shtubina, Lika, Zogaj
Trajner. Mirsad Jonuz

Laçi: Stazhilla, Gjoni, Injatoviç, Domgjoni, Trukaj, Shehu, Zaimi, Lushkja, Deliu, Nuabueze, Xhixha
Trajner. Sulejman Starova

 

Vllaznia
Laçi