VIDEO/ Sulmuesi i Besëlidhjes bën hapin e madh, transferohet te Helsinki

Sulmuesi i Besëlidhjes, Seku Kamara ka përmbushur transferimin e tij te skuadra e Helsinkit në kampionatin finlandez. Futbollisti ka dalë ditën e sotme në stërvitje me klubin e ri, teksa ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat.

22-vjeçari e mbylli sezonin e kaluar te Besëlidhja, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Teutës dhe Flamurtarit. Transferimi i tij në Finlandë u mundësua nga menaxheri Kristi Memi, i cili e ka afruar futbollistin prej fillimit në Shqipëri.

Nëpërmjet një video, Seku Kamara tregon edhe momentet e para nga stërvitja me klubin e ri, teksa shfaq të gjithë entuziazmin për aventurën e sapo nisur. /Egi Çabeli-VipSport.al/