VIDEO / Spektakël dhe gola në Serinë A, 19-vjeçari kuqezi e nis si titullar

Seria A ka dhuruar një spektakël të vërtetë me ndeshjet e mbrëmjes ku nuk kanë munguar golat, por as rezultatet surprizë.

Më i bujshmi është padyshim barazimi 3-3 i Romës në shtëpi, në ndeshjen e hapjes ndaj Xhenoas. Skuadra e drejtuar nga Fonseka, e pa tre herë radhazi veten në avantazh por u arrit nga kundërshtarët të cilët dhanë një sinjal të qartë se kanë një përbërje shumë cilësore.

Me sukses bindës e nisi Lacio, duke fituar 3-0 në transfertë përballë Sampdorias, një klub nga i cili pritej shumë por që nuk duket në nivelet e sozonit të kaluar. Fitore edhe për Breshian e Torinon, ashtu si edhe për Atalantën, e cila me Gjimshitin titullar mposhti 3-2 SPAL-in e Berishës me përmbysje pasi e pa veten në disavantazhin e dy golave.

Ndërkohë, ndeshja mes Veronës dhe Bolonjës u mbyll 1-1 dhe pa titullar nga minuta e parë te veronezët jo vetëm Rrahmanin, por edhe 19-vjeçarin Marash Kumbulla, i cili ka dhënë një sinjal të rëndësishëm për të ardhmen e tij. /vipsport.al/

REZULTATET

Roma-Xhenoa 3-3
6’ Under, 30’ Xheko, 49’ Kolarov / 16’ Pinamonti, 43’ (p) Krishito, 70’ Kouame

Kaljari-Breshia 0-1
54’ (p) Donaruma

Sampdoria-Lacio 0-3
37’, 62’ Imobile, 56’ Korrea

Spal-Atalanta 2-3
6’ Di Françesko, 26’ Petanja / 34’ Gosens, 70’, 76’ Muriel

Torino-Sasuolo 2-1
14’, 55’ Zaza / 69’ Kaputo

Verona-Bolonja 1-1
36’ M. Velozo / 15’ (p) Sansone