VIDEO/ Sot është lojtar i Napolit, por Manolas i kujton tre golat me Romën Luis Suarez

Në mesnatë është luajtur edhe miqësorja e dytë në Amerikë mes Barcelonës dhe Napolit. Edhe këtë herë ishin katalanasit ata që triumfuan, teksa shënuan katër gola në pjesën e dytë. Ndërkohë, gjatë ndeshjes ajo që nuk ka kaluar pa marrë vëmendje ishte një zënkë e Luis Suarez me mbrojtësin e ri të Napolit, Kostas Manolas.

Greku u transferua këtë verë nga Roma, megjithatë duket se nuk e ka harruar të kaluarën si verdhekuq. Mbrojtësi vendosi ta provokoj sulmuesin duke i treguar tre golat e shënuar në Champions League, dy sezone më parë kur ishte pjesë e Romës.

Uruguajani nuk reagoi, por me siguri nuk i ka ardhur mirë, pasi Barça u eliminua më një përmbysje spektakolare në ‘Olimpico’, ndërkohë që Manolas ishte protagonist duke shënuar golin e tretë dhe të kualifikimit, atëherë për ekipin e tij Romën. /Egi Çabeli-VipSport.al/