VIDEO / Skandal pas ndeshjes, Teqja zihet me tifozët e Partizanit

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në fund të ndeshjes së Superkupës mes Partizanit dhe Kukësit. Mbrojtësi i Kukësit, Olsi Teqja, ka tentuar të hyjë në tribunën ballore për t’u përplasur me tifozët e Partizanit.

Mbrojtësi me sa duket ishte i pakënaqur nga sharjet e shumta që kishte dëgjuar nga tribunat e mendoi të zgjidhte situatën vetë. Pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes, ai kapërceu rrethimin dhe u nis drejt tribunës për përballje me tifozët.

Lojtarët e Partizanit ishin të parët që shkuan të qetësonin situatën duke ndalur mbrojtësin ndërsa ishin edhe stjuardët të cilët evituan përplasjen mes palëve. /vipsport.al/