VIDEO/ Shkroi historinë me transferimin te Reali, sulmuesja shqiptare shënon edhe golin e parë

Pak ditë më parë, Kosovare Asllani firmosi me Real Madridin për ekipin e femrave duke u bërë në këtë mënyrë futbollistja e parë që nënshkruan për Realin. Sulmuesja shqiptare, është pjesë e Tako/ Real Madrid, skuadër kjo me dy emra pasi klubi madrilen e ka blerë si klub Takon dhe do ta kthejë në Real Madrid, por kjo procedurë do disa kohë.

Sakaq, Asllani ka arritur të gjejë edhe golin e parë me fanellën e Realit. Ajo ka realizuar në humbjen që skuadra e saj pësoi ndaj Seviljas me rezultatin 2-3. Sulmuesja shqiptare që luan për Suedinë, ishte autorja e golit të barazimit, duke përfituar nga një pasim brenda zone.

Këto ndeshje, po luhen për një turne miqësor, ndërkohë që pas pak ditësh nis edhe kampionati, aty ku pritet që Asllani të shpërthejë. Sulmuesja shqiptare ishte ndër më të dalluarat në Botërorin e femrave duke realizuar disa gola me Suedinë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/