

Feronikeli luaiti sot një miqësore të rrallë në Prishtinë ndaj skuadrës së Milanit, një eveniment shumë i veçantë duke llogaritur se asnjëherë një klub i këtij kalibri nuk ka shkelur në Kosovë.
Por tifozët kosovarë kanë preferuar ta shohin ndeshjen para televizorit, pasi stadiumi i Prishtinës ka qenë thuajse i boshatisu. Kjo, pasi çmimet e biletave janë cilësuar nga tifozët si shumë të ekzagjeruara dhe pjesa më e madhe e tyre e kanë bojkotuar këtë duel, duke mos preferuar që ta ndiqnin nga shkallët e stadiumit.
Ndërkaq, edhe mes atyre që ishin në tribuna, pjesa më e madhe mbanin fanellat e Milanit, duke mbështetur kuqezinjtë në këtë sfidë.
Feronikeli-Milan 0-2
26’ Suso, 56′ Borini
FERONIKELI (4-2-3-1): Smakiqi; Hoxha, Lladrovci, Prekazi, Islami; Dabiqaj, Faziliu; Hoti, Krkotiç, Zhan Karioka; Rexha.
Në stol: Troshupa, Thaqi, Doshlaci, Morina, Zela, Shala, Bojku
MILAN (4-3-1-2): Donaruma; Kalabria, Gabia, Romanjoli, Rodriguez; Kruniç, Bilja, Çalhanoglu; Suso; Kastijeho, Andre Silva.
Në stol: A. Donaruma, Sonçin, Konti, Musakio, Laksalt, Striniç, Bonaventura, Borini, Breshianini, Pakuetà, Maldini, Piotek, Leao.
more recommended stories
Jo vetëm derbi i kryeqytetit, këtë javë luhet edhe derbi i Myzeqesë. Lushnja fton tifozët, të ardhurat për bamirësi
Kategoria Superiore do ta përqendrojë vëmendjen.
VIDEO/ Partizani ndez derbin përballë Tiranës: Kampionët gati për të sunduar sërish kryeqytetin
Të premten luhet në impiantin e.
Njoftimi i çuditshëm i Tiranës, në programin e derbit përfshihet edhe largimi i Ahmataj
Tirana luan këtë javë derbin kundër.
Gjimshiti konfirmohet titullar i padiskutueshëm, Gasperini i jep besim në ndeshjen më të rëndësishme
Atalanta do të zbresë sot në.
Leave a Comment