VIDEO/ Presioni i një penalltie në finalen e Botërorit është i madh, por jo sa në një lagje favela të Brazilit

Goditjet e penalltive janë gjithnjë një nga momentet më emocionuese të ndeshjeve. Shpresat e milionave njerëzve janë të varura nga këmbët e futbollistëve dhe shpeshherë edhe më të mëdhenjtë e këtij sporti janë dorëzuar para këtij presioni, teksa porta në ato momente duket sikur zvogëlohet.

Megjithatë, këtë herë bëhet fjalë për një tjetër lloj presioni, pasi në Brazil futbolli ka një rëndësi të veçantë dhe përjetohet pak më shumë se në vendet e tjera. Së fundmi, në një kampionat të minifutbollit të zhvilluar në lagjet famëkeqe të favelave në Brazil, në momentin më vendimtar, atë të ekzekutimit të penalltisë ka pasur edhe kërcënim ndaj lojtarit që e mori përsipër goditjen.

Përveç faktit se ishte i rrethuar nga qindra njerëz të cilët i bërtisnin gjithë kohën, në fund pa edhe një pistoletë t’i drejtohej. Penalltia u humb teksa topi u përplas në tranversë, mirëpo më mirë që ndodhi kështu, pasi në një ambient të tillë është e udhës që turma të mos mërzitet. /Egi Çabeli-VipSport.al/