VIDEO / Objektivi i Shqipërisë jep spektakël në Holandë. Luan Zeka, Selahi si gjithmonë titullar

Mario Vrushaj vazhdon të jetë një nga objektivat e përfaqësueses shqiptare, edhe pse deri tani ai ka refuzuar mundësinë që të veshë fanellën kuqezi. Stafi i FSHF vazhdon të ndjekë me interes futbollistin i cili po shkëlqen me fanellën e Vilem në Holandë dhe sot ka dhënë prova të aftësisë së tij në ndeshjen kundër Fortuna Sitard.

Vrushaj ishte autor i një goli dhe i një asisti në këtë sfidë, duke u konfirmuar në një formë të shkëlqyer me skuadrën e tij. Ndërkohë, zëvendësues në 15 minutat e fundit për Sitard ishte ish-mesfushori i Skënderbeut, Agim Zeka, i cili po gjen minuta në vazhdimësi me holandezët.

Megjithatë, zbulimi i këtij edicioni sa u përket shqiptarëve në Holandë mbeten Lindon Selahi. Mesfushori i përfaqësueses Shpresa vazhdon të jetë një titullar për Tuente, e cila barazoi 3-3 me skuadrën e Valvijk në shtëpi në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit holandez. Selahi u transferua në verë në radhët e klubit holandez, por pakkush e priste që ai të ishte një titullar në mesfushën e kësaj skuadre. /vipsport.al/