VIDEO/ Nominimet për golin më të bukur të sezonit, një femër konkurron Mesin dhe Ibrahimoviç

FIFA ka zyrtarizuar 10 emrat të cilët do të konkurrojnë për çmimin Puskas Award, një çmim i cili i atribuohet futbollistit  me golin më të bukur përgjatë sezonit. Edhe këtë herë mes emrave garues për triumfin final nuk mund të mungonin Lionel Mesi, Zllatan Ibrahimoviç apo edhe Fabio Kulajarela.

Megjithatë, në listë janë të përfshira edhe futbollistet femra, të cilat konkurrojnë më yjet më të mëdhenj botëror. Një kërcënim serioz për Mesin me shokë mund të jetë futbollistja e Cliftonvill Ladies e cila realizoi një gol spektakolar nga mesi i fushës.

Simpson nuk u mendua dy herë teksa pas një rivënie fundore goditi furishëm për të shtangur portierin kundërshtare me një predhë që u preh në rrjetë. Kështu, Simpson është një kandidate serioze për të fituar një nga çmimet më prestigjioze të sezonit.