VIDEO/ “Nejmar bir k…”, reagon motra e brazilianit: Pa të nuk do të fitoni dot asgjë, idiotë

Nejmar është kthyer në një çështje në Paris dhe tashmë është i padëshiruar nga tifozeria parisiene. Në ndeshjen e parë të kampionatit, tifozeria e PSG-së ka kënduar në kor këngë kundër brazilianit, duke e konsideruar edhe bir k*** madje, duke ia kënduar në gjuhën e tij që ta kuptojë më mirë.

Pas kësaj, ka reaguar motra e brazilianit e cila nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ka paralajmëruar tifozerinë e PSG-së se pa Nejmarin nuk do të fitojnë asgjë. “Ju nuk do të fitoni asgjë pa Nejmarin, idiotë”, shkruhej në postimin e Rafaelës.

Ky postim, ka sjellë reagime të shumta dhe ofendimet karshi saj kanë qenë të panumërta, duke bërë që Rafaela ta fshijë postimin nga profili i saj në “Twitter”. /Erjon Allaraj-VipSport.al/