VIDEO / “Nejmar bir k…”, kënga e re e tifozëve të PSG pushton stadiumin në kampionat

Tifozët e PSG nuk e duan më Nejmar në radhët e tyre, duke shtyrë praktikisht klubin që t’i japë duart shpejt sulmuesit brazilian. Meqë ky i fundit ka kërkuar që të largohet, edhe tifozët po bëjnë të vetën që të ikë sa më parë dhe kjo dukej qartësisht në ndeshjen e sotme, të parën në kampionat për parisienët ndaj Nim.

Në kënde të ndryshme të stadiumit, mes tifozëve u shfaqen parulla ku shkruhej “Nejmar largohu”, apo kishte edhe të tjera me sharje të ndryshme kushtuar futbollistit brazilian. Por “mesazhi” më i qartë erdhi nga ultrasit në tribunë, të cilët nisën këngët e tyre duke mos kursyer futbollistin.

Kori “Nejmar bir k…”, pushtoi tribunat për pjesën më të madhe të kohës dhe tashëm për të gjithë është e qartë se për lojtarin nuk ka më vend te PSG, mbetet thjesht të mësohet se cili do të jetë destiancioni tij i radhës. /vipsport.al/