VIDEO/ Në Brazil nisin ndeshjet me çudira, fusha e blertë pushtohet nga bletët

Kur gjithçka pritej të ishte gati dhe të fillonte takimi, në Brazil është shtyrë për disa minuta takimi mes Fortalezës dhe Internacionalit duke qenë se flamuri i këndit është pushtuar nga mijëra bletë, të cilat duket se kishin ndërtuar edhe një koshere.

Tifozët kishin hyrë në stadium dhe mungesa e kontrollit të kushteve të terrenit para ndeshjes, ka bërë që të përballen me këtë situatë. Në fushë kanë hyrë forcat zjarrfikëse të cilat kanë përdorur ujë dhe pesticide të ndryshme për të larguar bletët, pasi ishin kushte të pamundura për të luajtur futboll.

Numri i lartë i bletëve të pranishme, ka bërë që të përdoren lëndë të ndryshme, ndërkohë që janë zëvendësuar edhe flamurët bashkë me shkopin te pjesa e këndores. Më pas, takimi ka nisur normalisht ku në fund, ishin miqtë e Internacionalit fitues me rezultatin 0-1. /Erjon Allaraj-VipSport.al/