VIDEO / Muriqi i pandalshëm, gol në derbin e fituar ndaj skuadrës së Erdogan

Vedat Muriqi vazhdon të shënojë pa pyetur për emrin e kundërshtarit që ka përpara. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka lënë përsëri shenjë sot në ndeshjen e Fenerbahçes e cila këtë radhë përballej me një rival shumë të fortë, Bashakshehirin i cili shihej si pretendent për titullin kampion në Turqi.

Skuadra e cila administrohet nga shteti turk dhe monitorohet nga vetë Erdogan, kaloi e para në avantazh me anë të Kriveli në pjesën e parë të ndeshjes dhe dukej se do të mund të merrte pikët e plota në këtë sfidë. Por për të prishur planet e vendasve mendoi Muriqi i cili në minutën e 77 të sfidës devijoi saktësisht në portë një pasim perfekt të Çigerçi, për të barazuar shifrat.

Më pas, në minutat shtesë ishte Dirar ai që shënoi në portën e skuadrës vendase duke siguruar suksesin 2-1 në derbi e duke bërë që Fenerbahçe të niste në mënyrë perfekte këtë kampionat me dy fitore në po aq ndeshje dhe me Muriqin protagonist në të dy këto sfida. /vipsport.al/