VIDEO / Milani i ri e fillon keq, mundet që në ndeshjen e parë në kampionat

Ky duhej të ishte viti i kthesës së madhe të Milanit, që piste të konfirmohej si një prej katër skuadrave më të mira në Itali për t’u kthyer në Ligën e Kampioneve, për të cilën sakrifikoi edh pjesëmarrjen në Ligën e Europës për këtë sezon. Por kuqezinjtë me sa duket do të duhet të presin për kthesën e madhe, pasi dështuan që në provën e parë të kampionatit, duke u mundur 1-0 nga Udineze.

Ekipi i Xhampaolos tregoi përsëri vështirësi të mëdha në fazën ofensive dhe sidomos frikë për të mos u mundur në pjesën e parë të takimit, ku rastet ishin me pikatore nga të dy skuadrat. Udineze rrezikoi ëm shumë në pjesën e dytë dhe krijoi disa mundësi të mira para portës, derisa gjeti golin me Bekao në minutën e 72-të pas një goditje nga këndi.

Goli tronditi kuqezinjtë të cilët rrezikuan të pësonin edhe të dytin përballe vendasve që shpërdoruan me Lasanja e Mandragora. Milani u përpoq të ndryshonte fatin e duelit në momentet e fundit të tij, duke shtyrë lojën në gjysmëfushën kundërshtare. Por Piotek vazhdon krizën e golit ndërsa as aktivizimi i blerjeve të reja si Leao e Benaser nuk bëri punë, duke mbyllur këtë ndeshje me suksesin 1-0 të friulanëve, për të treguar se për të parë Milanin europian, vetëm entuziazmi i zakonshëm i verës nuk mjafton. /vipsport.al/