Video / Mesi fiton golin e sezonit, tifozët kundër: E meritonte gjenialiteti i Liverpulit

Goditja e dënimit e Lionel Mesit në gjysmëfinale ndaj Liverpulit është shpallur si goli i sezonit në Ligën e Kampionëve. Ylli argjentinas ekzekutoi mjeshtërisht goditjen e lirë nga një distancë e konsiderueshme, ndërsa edhe me një devijim minimal nga muri i lojtarëve të kuq, portieri Alison e pati të pamundur të arrinte sferën e cila mund të prehej vetëm në trekëndësh.

Ndërkohë, në rrjetet sociale jo të gjithë tifozët bien dakord me Çmimin e akorduar për Mesin, pasi për një pjesë të madhe golin e sezonit në Champions e meritonte Divok Origi.

Sulmuesi nuk bëri ndonjë gjë të madhe teksa realizoi një gol të thjeshtë në afërsi të portës, por gjesti i Trent Aleksandër Arnold për ta nisur lojën në mënyrë befasuese nga goditja e këndit ka bërë për vete shumë njerëz. /Egi Çabeli-VipSport.al/