VIDEO / Kukësi thyen tabunë. Penallti dhe 2 të kuq, kampionët e nisin si vitin e kaluar

Partizani e ka nisur sezonin e ri me një humbje, ashtu si në edicionin  kaluar, duke u mposhtur me shifrat 1-0 nga Kukësi që nuk e kishte mposhtur asnjëherë në vitin e kaluar kur dy skuadrat dyluftonin për titullin.

Ka qenë një ndeshje më ndryshe nga ajo e Superkupës që dhuruan të dy skuadrat pak ditë më parë. Kukësi sot ishte më agresiv dhe më kërkues, duke rrezikuar me shpejtësi në çdo moment kur dukej se të kuqtë po diktonin ritmin e tyre me kundërsulme të shpejta.

Ndeshja u vendos nga një penallti në pjesën e parë, kur Shkurtaj mposhti Hoxhën. Ndërkohë, në të dytën kampionët në fuqi u munduan të kthenin fatin e ndeshjes por planet e Lerdës u prishën kur Solomon dhe Lulaj lanë fushën e lojës me karton të kuq.

Mala ishte ai që iu afrua më shumë rrjetës duke goditur shtyllën, por të kuqtë përsëri treguan vështirësi të mëdha para zonës kundërshtare duke parë t’i iknin pikët në sfidën e parë të këtij edicioni.

MINUTË PAS MINUTE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Kukësit.

90’+4’ Karton i verdhë edhe për Romeron.

90’+3’ Braun gjuan nga distanca, Avdyli pret në pozicion.

90’+1’ Goditje nga këndi për Partizanin, disa futbollistë më radhë mundohen të shënojnë pa sukses pasi mbrojtja eviton golin.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

90’ Daku zë vendin e Shkurtajt në fushën e lojës.

89’ Trashi, Boldor e Romero me radhë provojnë të gjuajnë drejt portës, askush nuk ccan dot digën para portës së Avdylit.

87’ Karton i verdhë edhe për Limajn.

86’ Romero fiton topin në gjysmëfushën kundërshtare, fiton duelin me Mustën dhe pastaj gjuan drejt portës, duke gabuar gjithçka pasi topi përfundon jashtë ndërsa kishte disa shokë skuadre në zonë.

84’ Ndeshja rifillon me një aksion të Partizanit ku Çinari provon nga jashtë zonës të shënojë, por gjuajtja e tij është jashtë.

82’ Ndeshja e ndërprerë për disa minuta për shkak të një dëmtimi të Et’hemit që u godit pa dashje me takë në fytyrë nga Mala.

80’ Largohet nga fusha e lojës Gavazaj, në fushë Kitanovski. Mesfushori vonohet duke u larguar dhe merr të verdhë.

78’ Karton i verdhë për Avdylin për vonesa loje.

78’ Tjetër mundësi e Malës për të shënuar, gjuajtja e tij nga e djathta këtë herë është për t’u harruar dhe përfundon jashtë kuadratit.

76’ Reagon Kukësi, kundërsulm i shpejtë i verilindorëve që rrezikojnë me anë të Shkurtajt i cili gjuan me të majtën para portës, por nuk gjen kuadratin.

73’ Trashi nis një harkim në zonë, Avdyli largon e më pas Telushi mundohet të gjejë rrjetën me një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës por sfera bllokohet nga mbrojtja.

72’ Lerda bën edhe zëvendësimin e tretë, duke aktivizuar Romeron në vend të Bitrit.

69’ Shtylla i mohon golin Partizanit. Aksion i shkëlqyer i Malës i cili gjen hapësirë dhe gjuan, por topi përplaset në shtyllë e më pas mbrojtja largon rrezikun.

62’ Karton i kuq i dyfishtë. Solomon godet me kokë Lulajn dhe ky e shtyn futbollistin e Partizanit. Jorgji i nxjerr të dy jashtë fushës së lojës me të kuq.

60’ Kundërsulm 3 kundër 2 i Kukësit me Rrocën që mundohet të pasojë për Gavazajn por Boldor eviton në momentin e fundit një moment të rrezikshëm para portës.

57’ Kukësi luan shumë më ngadalë, duke administruar rezultatin me qarkullim të gjatë të topit, ndryshe nga pjesa e parë ku kërkonte me shpejtësi të rrezikonte portën e të kuqve.

53’ Protesta ndaj Jorgjit, fillimisht për një prekje të topit me dorë të Mustës e pastaj për një faull të Lulajt ndaj Braun.

51’ Trashi mundohet të gjejë Solomon, topi devijohet në rrjetën e jashtme të portës së Kukësit.

48’ Agresiv në minutat e parë Partizani, ka mundësi të barazojë me Braun i cili sheh topin në këmbët e tij pas një goditje nga këndi, por nuk i jep forcë dhe Avdyli pret.

46′ Menjëherë ndëshkohet Musta për një faull ndaj Çinarit.

46’ Dy ndryshime të menjëhershme te Partizani. Në fushë Solomon e Çinari, ndërsa jashtë janë Bardhi me Kordeiron.

Prononcimet për SuperSport në pushimin e ndeshjes.

Bruno Telushi, Partizani – “Është e vërtetë që nuk shkuam si e kishim menduat se u munduam të luanim topin por patëm probleme. Na kapi shumë herë të hapur Kukësi me kundërsulme dhe kjo mendoj se nuk po shkon mirë”.

Enis Gavazaj, Kukësi – “Ne që nga fillimi i ndeshjes bëmë presing të lartë. Edhe kundërshtari dha më të mirën. Me kalimin e minutave, ne morëm “frenat” e lojës në dorë dhe shënuam golin e avantazhit”.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Kukësit.

45’ Jepet 1 minutë shtesë në fundin e pjesës së parë.

44’ Edhe Bruno Telushi përfundon në listën e të ndëshkuarve me të verdhë.

41’ Bitri është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë, pas një faulli në mesfushë të mbrojtësit.

39’ GOOOL Kukësi, shënon Shkurtaj me penallti.

38’ Penallti për Kukësin. Boldor pengon në zonë Et’hemin dhe Jorgji nuk ka dyshime, duke treguar nga pika e bardhë.

36’ Kombinim interesant mes Rrocës dhe Et’hemit me këtë të fundit që nuk arrin të devijojë topin drejt portës. Et’hemi është tashmë ai që mban shiritin e kapitenit në radhët e verilindorëve pas largimit nga fusha të Musollit.

35’ Rroca zë vendin e kapitenit të Kukësit.

34’ Musolli kërkon zëvendësim pasi nuk mund të vazhdojë më, goditje e papritur për Kukësin.

30’ Ulet pak ritmi i ndeshjes në këto minuta, për shkak të faulleve të shumta në këtë ndeshje, ndërsa nuk mungojnë protestat ndaj Jorgjit nga të dy palët që kërkojnë ndërhyrje të tjera në favor të tyre.

24’ Boldor përsëri vendimtar me një ndërhyrje të shkëlqyer në momentin e fundit ndaj Gavazajt i cili sulmonte në krahun e djathtë dhe po mundohej të gjuante në portë. Rumuni i fiton edhe rivënien fundore mesfushorit të përfaqësueses shqiptare.

23’ Tjetër mundësi e mirë për Kukësin, topi i gjatë nga prapavija e verilindorëve gjen Et’hemin i cili shfaqet i vetëm duke i shpëtuar pozicionit jashtë loje, por goditja e tij me kokë është e lehtë për Hoxhën.

22’ Harkimi i radhës nga e majta drejt qendrës për Partizanin këtë herë është Trashi i cili provon të gjejë Braun, por sfera përfundon në duart e Avdylit.

19’ Kundërzbritje e shpejtë e Kukësit, Et’hemi nxjerr Shkurtajn para portës por gjuajtja e këtij të fundit kontrollohet në dy kohë nga Hoxha.

18’ Goditje dënimi e Trashit nga e majta, topi devijohet nga mbrojtja e Kukësit që nuk u jep mundësinë futbollistëve të Partizanit të gjuajnë në portë.

12’ Tjetër aksion me harkim nga e djathta këtë radhë për Braun, largon Teqja e më pas niset një kundërsulm i shpejtë me kombinime mes Et’hemit dhe Gavazajt në të djathtë. Ndërhyrja e Boldor largon rrezikun nga porta e Hoxhës.

9’ Top interesant nga e majta e Brojës për Braun, Obanor largon sferën në këndore.

8’ Goditje dënimi ballore e Partizanit, Telushi ekzekuton por sfera kalon jashtë katërkëndorit të Avdylit.

2’ Menjëherë rrezikshëm Kukësi. Musta përsërit lëvizjen e ndeshjes së Superkupës duke dalë para Hoxhës, Kordeiro ndërhyn në momentin e fundit dhe pengon gjuajtjen e futbollistit që nuk munë të kalojë Hoxhën.

1’ Nis ndeshja në “Elbasan Arena” thuajse të boshatisur.

KUKËSI-PARTIZANI 1-0
39′ (p) Shkurtaj 

Kukësi: Avdyli, Obanor, Teqja, Lulaj, Musta, Maliqi, Et’hemi, Musolli, Limaj, Gavazaj, Shkurtaj.
Trajner: Sh. Duro

Partizani: Hoxha, Boldor, Belica, Bitri, Trashi, Mala, Telushi, Broja, Kordeiro, Braun, Bardhi.
Trajner: F. Lerda

Gjyqtar: E. Jorgji