VIDEO/ Kukësi publikon pamjet nga punimet në stadium, Zeqir Ymeri gati për 15 muaj

Klubi i Kukësit ka nisur para pak ditësh punimet për rikonstruksionin e stadiumit Zeqir Ymeri. Verilindorët kanë publikuar së fundmi pamjet nga punimet e stadiumit, teksa nga video duken se janë hequr stolat dhe tapeti i fushës.

Impianti i rikonstruktuar do të ketë kushte europiane, teksa në të do të mund të zhvillohen edhe ndeshjet Kombëtare. Ndërkohë, punimet pritet të zgjasin për një periudhë kohore prej 15 muajsh, teksa skuadrës do t’i duhet të presë për të paktën edhe një sezon e gjysmë.

Megjithatë, në fund Kukësi do të ketë stadiumin me kushtet sipas standardeve dhe nuk do ta ndjejë nevojën për të emigruar në stadiumet e qyteteve të tjera si sezonin e fundit, duke vuajtur mungesën e tifozerisë kuksiane, e cila më pas ndikon edhe në arritjen e rezultateve të ekipit në fushë. /Egi Çabeli-VipSport.al/