VIDEO / Kujt i duhet Nejmar! Mbape jep spektakël në fitoren e ndeshjes së parë për PSG

Situata me Nejmar ka turbulluar atmosferën te PSG, por parisienët po tregojnë se ia dalin shumë mir edhe pa brazilianin, të paktën sa i përket pjesëmarrjes në Ligën 1. Ata e kanë treguar sot me fitoren 3-0 ndaj Nim, ku Mbape ka shënuar një sueprgol e dhënë një asist duke shfaqur edhe një herë potencialin që ka.

Penalltia e Kavanit i dha avantazhin PSG-së në pjesën e parë të sfidës, ndërsa 10 minuta pas fillimit të së dytës, shifrat u dyfishuan pikërisht nga Mbape. Sulmuesi francez lëshoi një “predhë” nga një distancë a afërt të cilën portieri nuk e pa dhe nuk kishte kohë të reagonte, një gol i shkëlqyer që tregon edhe një herë aftësinë e tij.

Ai nuk u ndal këtu, pasi në minutën e 69 ndërtoi golin e Di Marias që vulosi rezultatin 3-0 dhe i dhuroi një fitore të thjeshtë kampionëve në fuqi të Francës. /vipsport.al/