VIDEO/ Kthesa e fundit makth për Markez, këtë herë e mposht Rinz, përplasje e frikshme për Doviciozon

Aleks Rinz  ka triumfuar në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në pistën e Silverstonit. Spanjolli pati një duel të gjatë me bashkëkombasin e tij Markez, teksa piloti i Hondës ishte nën kontroll të gjithë garës. Por, Rinz nuk ishte dorëzuar dhe i hapi luftë Markezit, teksa arriti ta parakalonte në kthesën e fundit duke e mposhtur me fotofinish.

Kjo ishte dhe gara e dytë rresht të cilën Markez e humbet vetëm në kthesën e fundit pas u mposht nga Doviciozo në garën e kaluar.  Ndërkohë, emocione pati edhe në start ku Doviciozo ishte i pafat ndërsa u përplas me Kuartararon, i cili u rrëzua në tok. Italiani nuk mundi ta shmangte kontaktin dhe fluturoi në ajër me motorin që mori flakë.

Nuk pati probleme për Kuartararon i cili u ngrit në këmbë, por për Doviciozon u desh ndërhyrja e mjekëve dhe barelës për ta transportuar drejt spitalit. Sakaq, Rosi u nis nga vendi i dytë por nuk ishte në gjendje të ruante ritmin e pilotëve të tjerë, ndërsa u parakalua edhe nga shoku i skuadrës Vinjales, duke e mbyllur garën në vendin e katërt. /Egi Çabeli-VipSport.al/