VIDEO / Juventusi e fillon me fitore, ndaj Parmës mjafton kapiteni

Juventusi ka nisur sezonin e ri me një fitore në Serinë A, duke mundur në transfertë Parmën. Bardhezinjtë, të cilët për këtë ndeshje të parë vishnin një fanellë të kaltër, kanë fituar sot duke lënë në stol shumë prej emrave të afruar me bujë në këtë sezon dhe u ka mjaftuar vetëm një gol në pjesën e parë për të siguruar tri pikët.

Ndeshja është vendosur nga një gol i Kielinit pas zhvillimi të një goditje ngs këndi. Gjuajtja e Aleks Sandros u devijua drejt portës nga kapiteni i Juventusit i cili kësisoj u bë autori i golit të parë të këtij sezoni në Itali. Ronaldo ishte protagonist në këtë ndeshje duke shënuar por duke parë t’i anulohej goli, ndërsa shpërdoroi edhe disa mundësi të tjera për të gjetur rrjetën në këtë duel.

Ndërkaq, Kastriot Dermaku nuk kishte mundësinë të jepte kontributin e tij në radhët e Parmës, pasi qëndroi në stol gjatë 90 minutave me ekipin emilian i cili ka vendosur të mos lejojë mbrojtësin të huazohet në ndonjë skuadër tjetër. /vipsport.al/

PARMA (4-3-3): Sepe; Laurini, Iakoponi, Alvesh, Galiolo; Hernani, Brugman, Barilla; Kulusevski, Inglese, Zhervinjo.
Trajner: D’Aversa

JUVENTUS (4-3-3): Shczesnji; De Shiljo, Bonuci, Kiellini, Aleks Sandro; Khedira, Pjaniç, Matuidi; Duglas Kosta, Higuain, Kristiano Ronaldo.
Trajner: Martushelo