VIDEO/ Ish-mesfushori i Barcelonës e nis me “këmbën e majtë”, godet me top arbitrin nga 50 metra

Pak ditë më parë, mesfushori brazilian Malkom u largua nga Barcelona dhe firmosi në Rusi me skuadrën e Zenitit. Mesfushorit nuk po i shkon shumë mirë aventura ruse, megjithëse ka luajtur vetëm dy ndeshje deri më tani, duke u përballur me jo pak situata të pakëndshme.

Në ndeshjen e djeshme, Malkom nisi një top nga rreth 50 metra duke goditur arbitrin e ndeshjes në kokë. Malkom i ka kërkuar falje në distancë për këtë goditje, falje kjo e pranuar nga gjyqtari i cili e ka kaluar situatën me humor duke e falur për goditjen. Natyrisht, ky incident ka sjellë jo pak reagime dhe të qeshura te tifozët që ishin të pranishëm në stadium.

Megjithatë, tifozeria nuk ka shumë simpati për Malkomin duke qenë se tradita e tyre e ndalon klubin të marrin futbollistë me ngjyrë, ndërkohë që Malkom është i pari. Për këtë transferim, ka pasur jo pak polemika duke kërkuar largimin e tij. /Erjon Allaraj-VipSport.al/