VIDEO / Gol dhe asist i Ekuban në 6 minutat e fundit, Trabzonspori bën mrekullinë në Europa League

Kaleb Ekuban e ka filluar këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e Trabzonspor, duke u treguar vendimtar me klubin turk i cili insistoi për blerjen e kartonit të tij nga Lids.

Ish-sulmuesi i Partizanit ishte protagonisti kryesor i barazimit 2-2 të skuadrës së tij në fushën e vështirë të Sparta Pragës, duke ndihmuar klubin turk që të bënte një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në play-off të turneut. Vendasit kishin dominuar ndeshjen dhe kishin shënuar dy herë me anë të Kosta dhe Kanga për të marrë një avantazh të rëndësishëm për kualifikimin.

Por në 6 minutat e fundit, kur në fushën e lojës si zëvendësues ishte futur edhe Donis Avdijaj, Ebuban la shenjë duke kthyer fatin e sfidës. Fillimisht, pas një goditje dënimi me një kthesë të fortë, ai shkurtoi diferencën, kur regjistrohej minuta e 84 e duelit. Vetëm 5 minuta më vonë, ai dha asistin e barazimit përfundimtar 2-2 të realizuar nga Sorloth. /vipsport.al/