VIDEO/ Gënjeu se ishte i dëmtuar për të shkuar në “Wrestling”, Marseja përjashton ish-mbrojtësin e Milanit

Një situatë e çuditshme është krijuar nga mbrojtësi francez, Adil Rami i cili ka munguar në stërvitje me skuadrën e Olimpik Marsejës, duke u justifikuar se është i dëmtuar dhe se nuk mund të stërvitet. Ky pretendim, është besuar nga drejtuesit që i kanë dhënë pushim, por në fakt e vërteta qëndron ndryshe.

Mbrojtësi 33-vjeçar i Marsejës, ka shkuar në një emision televiziv, aty ku ka marrë pjesë në një ndeshje “Wrestling” në baltë, madje duke dalë edhe fitimtar. Nga videot e publikuara në rrjet, nuk duket se Rami ka ndonjë dëmtim, madje shihet më në formë se kurrë në duelet fizike.

Kjo situatë e krijuar, e ka detyruar klubin e Olimpik Marsejës që ta përjashtojë mbrojtësin, duke i prishur edhe kontratën e cila i përfundonte pas dy viteve. “L’Equipe” raporton se avokatët e Rami, e kanë çuar çështjen në gjykatë për të kërkuar dëmshpërblim megjithatë, mediat franceze raportojnë se shanset janë të pakta për ta përfituar. /Erjon Allaraj-VipSport.al/